Alimehmeti: Taksat që përfundonin në disa xhepa, tani do kthehen në shërbim për të paktën 200 mijë banorë të Tiranës
Kryesuesi i listës së këshilltarëve të opozitës për bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me fushatën dhe premtimet e bëra nga Belind Këlliçi dhe ekipi i tij.
Duke folur në lidhje me transportin falas në kryeqytet, Alimehmeti u shpreh se, paratë që deri më tani shkojnë në xhepat e disa personave, do të kthehen në shërbim për të paktën 200 mijë qytetarë të Tiranës.
‘Kemi një problem me realitivizmin.
Kur bëhet fjalë për gjërat e mira, ne pretendojmë të jemi vagoni i fundit, krahasuar me shtetet e tjera gjallë në botë që të bëhemi vagoni i parë për gjërat e mira. Kur bëhet fjalë për gjërat e këqija jemi lokomotivë, përsa i përket korrupsionit, ikjes së të rinjve, krimit. Për këto jemi lokomotiv.
Kur vjen puna për të mirat, thonë jo po nuk e kanë të tjerët. Po ku ta gjejmë të bëjmë ta bëjmë një gjë të mirë. A ka mundësi të bëhemi shembull për diçka. A na ka mbetur ndopak krenari ne si popull apo na ka mbetur apo jemi këtu për të emulu të tjerët, një lloj surrogato e shëmtuar. Jo, kemi krenari, ndershmëri, mundemi ti bëjmë të gjitha.
Fondi që është abuzuar deri më tani, do të kthehet në shërbim. Këto taksa që paguajmë ne janë, që përfundojnë në xhepat e disave, jo do të kthehen në shërbim për të paktën 200 mijë banorët e Tiranës. Absolutisht do të ndihmojnë në çdo aspekt’, tha Ilir Alimehmeti në SYRI TV.