Paralajmëron analisti: Do të shtohen krimet zgjedhore

Analisti Hysni Gurra tha në një intervistë për Euronews Albania se do të shtohen shit-blerjet e votave.

Sipas tij ka disa tentativa për krime zgjedhore, që siç sqaroi Gurra bëhen para se qytetarët të shkojnë drejt kutive të votimit.

“Do të bëhen evidente edhe më shumë në ditët në vijim, po them edhe një ditë pas zgjedhjeve. Mazhoranca përpiqet të blejë. Fillimisht ka hyrë në një garë ku kundërshtari nuk është i barabartë. I kanë marrë logon e partisë me vendim gjykate, i ka marrë kohën televizive, pra e ka shmangur, e ka nxjerrë nga korsia komplet në mënyrë të dhunshme.

Ne dimë që gjithë administrata shtetërore dhe ajo qendrore përdoret në funksion të zgjedhjeve, është fryrë vazhdimisht, ka 6-7 muajt e fundit që fryhen në momentet e fushatave elektorale për punësime, ndihmat ekonomike, përdorimi i administratës publike, jo për të kryer detyrën për të cilën paguhet, por për të bërë pëlqime dhe komente dhe shpërndarje të lajmeve në Facebook. Kjo është një nga format e deformimit të votës”, deklaroi Gurra.