VIDEO/ Rama mbyll fushatën në Kamzë: Mos votoni PS-në, po votoni Rakip Sulin

Kryeministri Edi Rama, mbylli fushatën në Bashkinë e Kamzës, e duke qenë në një nga bastionet kryesore të demokratëve, arriti deri aty sa tu thotë qytetarëve të mos votojnë Partinë Socialiste, mjafton që të japin votën, për një tjetër mandat Rakip Sulit.

Më tej, kryeministri i cilësoi fat zgjedhjet moniste të vitit 2019, duke pranuar se nëse opozita nuk do bojkotonte zgjedhjet, nuk do e kishin marrë drejtimin e Kamzës.

Gjatë takimit në Kamzë, Rama e humbi disa herë kontrollin, përballë  thirrje të qytetarëve, duke i trajtuar ata me përbuzje.

Madje Kryeministri shfaqi mungesë respekti edhe ndaj vetë kandidatit të tij.