Gjysmëfinalet e Europa League/ Publikohen formacionet zyrtare të Roma-Leverkusen dhe Juve-Sevilla

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Romës dhe Bayer Leverkusen, e para gjysmëfinale në UEFA Europa League.

Dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Xabi Alonso kanë zbuluar 11-shen startuese për ndeshjen që nis nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin “Olympico”.

Në Torino, Juventusi pret Sevillan në sfidën tjetër gjysmëfinale të Europa League.

Bardhezinjtë u eliminuan në grupin e Championsit dhe do të kërkojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në rang klubesh.

Përballë kanë Sevillan, rekordmenen e këtij kompeticioni, ndaj pritet një duel interesant.

Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.