'E katandisën PD-në kashtë dhe ko*e', Rama shthuret nga Kamza, i tmerruar nga humbja të dielën
Si në çdo fushatë të çdo zone edhe ditën e sotme në Kamëz, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sjelljen e tij arrogante me një gjuhë banale dhe akuza ndaj opozitës dhe drejtuesve të saj, dhe jo të shpalosë një plan konkret apo projekte për t'i dhënë shpresë dhe atyre pak njerëzve që kanë mbetur pa u larguar nga vendi.
Si gjithmonë duke mos njohur limite, gjatë fjalimit të tij përpara qytetarëve të Kamzës në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie Rakip Suli, Rama e ka shthurur gojën duke u shprehur se "Partia Demokratike është kthyer në ‘kashtë dhe k*oqe", pa marrë parasysh se të pranishëm ishin të rinj e të reja.
“14 maji do të jetë ndarja e Kamzës me urrejtjen, kapërcimi nga vetë komuniteti i Kamzës i një lashtëise të egër, i një lashësie të pashpirt, i një lashësie të pabesë, i një lashësie e cila është ushqyer vetëm nga nevoja për pushtet e një grushti njerëzish që e morën peng Partinë Demokratike qysh në krye të herës dhe që e katandisën Partinë Demokratike në kashtë dhe në k*qe”.
Gjatë këtij takimi, ku kryeministri u prezantoi qytetarëve kandidatin për drejtuesin e ardhshëm të bashkisë së Kamzës, tha se gjëja që mund të bëjë më mirë Suli është të flasë më shumë sesa vet kryeministri.
“E vërteta është që Rakipi është i vetmi orator që unë kam zili. Sepse është I vetmi që flet më gjatë se unë”, u shpreh Rama.