VIDEO SYRI-TV/ Sinamati merr mbështetjen nga mërgata, Kolgjini sjell mesazhin nga Brukseli
Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, ka marrë mbështetjen e padiskutueshme për zgjedhjet e 14 Majit nga mërgata shqiptare.
Gazmend Kolgjini pasardhës i familjes patriotike të Hafiz Tahir Kolgjinit, i ka sjellë Sinamatit mesazhin mbështetës të shqiptarëve nga Brukseli.
Nga SYRI TV
Mbështetjen absolute të mërgatës dhe miqve të shqiptarëve nga Belgjika ka marë kandidati i opozitës për bashkinë Kukës Admir Sinamati.
Nga Brukseli Gazmend Kolgjini, njëri prej pasardhësve të familjes më patriotike të kësaj treve i transmetoi solli mbështetjen e padiskutueshme Sinamtit.
Në emër të Georges Verzin, anëtarit më të spikatur të këshillit bashkiak të qytetit Schaerbeek, aty ku "mbretëron" prej vitesh busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, Gazmendi i dhuroi manualin për politikat e zhvillimit të këtij qyteti, i hartuar me kujdes nga Verzin, kandidatit Sinamati për qeverisjen e bashkisë Kukës.
Si anëtar i së djathtës në parlamentin vendor të bashkisë Schaerbeek, George Verzin ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme për postin e kryetarit të bashkisë.
Më tej, Sinamati tha se e mirëpritëm dhe e vlerësuam dëshirën e tyre për të qenë krah nesh në këto zgjedhje dhe u zotuam që bashkëpunimi ynë pas 14 majit do sjellë në zyrat e bashkisë tonë eksperiencën europiane për menaxhimin e pushtetit vendor nën qeverisjen tonë”!