VIDEO-SYRI TV/ 'Trotuare elektorale' në Myslym Shyri, Bashkia Tiranë kryen ndërhyrje pas disa vitesh
Trotuaret në rrugën ‘Myslym Shyri’ prej vitesh janë të amortizuar, por Bashkia Tiranë ka zgjedhur t’i rikonstruktojë pikërisht pak ditë para zgjedhjeve vendore. Qytetarët e cilësojnë një tentativë të kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë votat.
SYRI TV
Pllaka që lëviznin, hapësira të uzurpura dhe asnjë masë për shumë vite nga pushteti vendor. Trotuaret në ‘Myslim Shyri’ kanë qënë tejet të amortizuara, por duket se krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është kujtuar vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për t’i rehabilituar.
Banorë dhe kalimtarë të rastit shprehen të bindur se rikonstruksioni i këtyre trotuareve bëhët vetëm për efekt elektoral. Ata tregojnë se kjo zonë ka pasur nevojë për ndërhyrje vite më parë, por bashkia e ka lënë në harresë, edhe pse është një nga zonat më të frekuentuara dhe më të rëndësishme për Tiranën.
Ndërhyrjet janë shtuar edhe në shumë zona të tjera të Tiranës, si një manovër për t’u treguar qytetarëve se po bashkia po punon, kur vetë banorët pohojnë se nuk do të gënjehen, pasi prej 8 vitesh kryqyteti drejtohet nga socialistët.