SYRI TV/ Zgjedhjet e 14 majit, Berisha thirrje qytetarëve: Dilni masivisht dhe votoni ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje pasi është mënyra që ata të vendosin për veten dhe fatin e vendit. Berisha dënoi thirrjet e Edi Ramës ndaj qytetarëve që të mos marrin pjesë, ndërsa e cilësoi këtë shenjë frike për shkak të humbjes që e pret më 14 maj. Lideri i opozitës ftoi qytetarët që të votojnë ndryshimin, ndërsa i kërkoi punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, që të mos ndjekin më Edi Ramën në instalimin e monizmit.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht ditën e dielë, në zgjedhjet vendore të 14 majti dhe të ndëshkojnë me votë kandidatët socialist. Nga selia blu, Berisha dënoi thirrjet e Ramës ndaj qytetarëve për mos të votuar, duke e cilësuar një shenjë frikë të kreut të qeverisë për shkak të humbjes që e pret në garën e 14 majit.

Një apel, Berisha e pati edhe për punonjësit e administratës, të cilët sipas tij nuk duhet ta lejojnë mazhorancën socialiste të instalojë monizmin në vend.

Sali Berisha u shpreh se premtimi i Edi Ramës për rritjen e rrogave është gënjeshtra e radhës e tij.