SYRI TV/ Takimi Balla-Basha, Meta: Bashkëpunim i ditur, përpjekje për të shkatërruar opozitën
Pas takimit me shtabin elektoral në Pukë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi takime edhe në Shkodër, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Gjatë një prononcimi per gazetarët, Meta deklaroi se opozita është në epërsi absolute, dhe të fitojë bindshëm shumicën e bashkive me 14 maj.
I pytur lidhur me videon eksluzive të publikuar nga Syri TV, për takimin Balla-Basha, Meta deklaroi se bashkëpunimi I tyre është tashmë i ditur, në dëm të opozitës dhe demokracisë.