SYRI TV/ Këlliçi takime me banorët e njësisë 9: Vota masive fiton përballë manipulimit
Teksa denoncimet për blerje vote dhe intimidim janë shtuar ditët e fundit, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi, u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë masivisht në 14 maj dhe u zotua se vota e tyre do të mbrohet nga opozita. Këlliçi u angazhua se pas 14 majit investimet e Bashkisë Tiranë nuk do jenë mbi baza elektorale por mbi baza të nevojës së qytetarëve.
SYRI TV
Njësia 9 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës në kuadër të takimeve elektorale e kandidatit të opozitës së bashkuar për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi. Në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit me banorët Këlliçi tha se Tirana lëngon nga problemet ekonomike, sociale dhe infrastrukturore. Këlliçi u zotua se urbanët falas dhe nënkalimi tek sheshi “Skëndërbej” janë projekte të realizueshme do kenë një impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëvë të Tiranës.
Teksa denoncimet për blerje vote dhe intimidim janë shtuar ditët e fundit, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë masivisht në 14 maj dhe u zotua se vota e tyre do të mbrohet nga opozita.
Këlliçi u zotua se pas 14 majit investimet e Bashkisë Tiranë nuk do jenë mbi baza elektorale por mbi baza të nevojës së qytetarëve.
Këlliçi ftoi qytetarët të votojnë edhe listën e ekipit të këshilltarëvë të opozitës së bashkuar.