SYRI TV/ Hysni Sharra takime në rajonin Nr.2 Vlorë: Mungesa e infrastrukturës dëmton turizmin
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Vlorë, Hysni Sharra takoi banorë të rajonit Nr.2, ku kërkoi mbështetje për të sjellë ndryshimin pas 14 majit. Infrastruktura është një nga problemet kryesore të këtij rajoni, që ndikon edhe tek turizmi.
Syri tv
Hysni Sharra, kandidati i Koalicionit " Bashkë Fitojmë ", u takua me banorë të rajonit 2. Votues për herë të parë dhe banorë të vjetër të zonës shprehën mbështetjen e tyre të pakushtëzuar ndaj kandidatit të spektrit opozitar.
Sharra, theksoi gjatë fjalës së tij se kjo zonë nuk ka trajtimin që meriton, infrastruktura e dëmtuar cenon jo vetëm sezonin turistik por edhe jetën e përditshme të banorëve- theksoi, Sharra.
Sipas tij, taksat e larta, mungesa e krahut të punës për subjektet turistike dhe politikat e munguara fiskale për ti ndihmuar janë prioritet i tij brenda 100 ditëve të para të mandatit.