SYRI TV/ Takim banorë tek ish-hotelet e naftës, Resmi Shanaj: Do të jem zëri juaj për Mallakastrën
Kandidati i opozitës për Mallakastrën Resmi Shanaj, ka parë nga afër kushtet e vështira me të cilat jetojnë prej më shumë se 30 vitesh disa familjeve që jetojnë në ish-hotelet e punëtorëve të naftës. Ata kanë thënë se askush nga pushteti aktual vendor nuk i ka dëgjuar e ndihmuar, duke i premtuar atij mbështetje për të ardhur në krye të kësaj bashkie.
Syri tv
Kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ për Mallakastrën Resmi Shanaj, ka kryer takime me familjarë që banojnë në 3 ish-hotelet e punëtorëve të naftës. Ata i kanë paraqitur ankesat e tyre, ndërsa Shanaj ka thënë se pas 14 majit këto kushte të vështira me të cilat ata përballen do të marrin fund
Kandidati i opozitës Shanaj, ka kërkuar që më 14 maj të gjithë të votojnë për ndryshimin e madh, duke kërkuar edhe që të mos bien pre e presioneve për votën nga kundërshtarët.