SYRI TV/ Bardh Spahia takim me ish-të përndjekurit: Kujdes, mos votoni pinjollët e ekzekutorëve
Bardh Spahia ka marrë mbështetjen e ish-të përndjekurve dhe të persekutuarëve politikë gjatë regjimit komunist. Gjatë takimit që zhvilloi me këtë shtresë të shoqërisë, Bardh Spahia e cilësoi të turpshëm faktin që 80 përqind e qeverisë, përbëhet nga ish bij, nipër apo mbesa të ish drejtuesve të regjimit komunist.
Syri tv
Ish të përndjekurit politik dhe familjet e persekutuara gjatë regjimit komunist në Shkodër, i dhanë mbështetjen e tyre kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia. Ata shprehen bindjen se fitorja do të jetë e thellë në 14 Maj, ndërsa i bënë apel qytetarëve të tregojnë kujdes duke mos gabuar që të votojnë rënien e Shkodrës në duart e pinjollëve të atyre që ekzekutuan, burgosën e internuan qindra familje për afro 50 vite.
Kandidati Bardh Spahia e cilësoi të turpshme që sot në krye të qeverisë janë mbi 80% bij si dhe nipër e mbesa të përfaqësuesve të byrosë politike.
Nuk duhet që biem pre e tentativave të tyre për të nxitur përçarje mes nesh, tha Spahia duke premtuar se për këtë shtresë do të bëjë më shumë.
Shkodra si qyteti simbol i rezistencës antikomuniste, do të tregojë edhe në 14 Maj se mbetet kështjellë e paprekur e lirisë dhe demokracisë.