SYRI fton Bashën të përballet para gjykatës për vërtetësinë e VIDEO-s

Pas publikimit të pamjeve të takimit mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës nga Syri Tv, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryetarit të Partisë Demokratike.

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”- shkruan Basha në një status në Facebook.

Por SYRI TV garanton opinion publik se kjo video është autentike dhe për këtë e fton Lulzim Bashën që të bëjë padi në Prokurori.

Edhe gazetari Çim Peka ka sfiduar Lulzim Bashën për padi në Prokurori mbi pretendimin e tij, ndërsa thekson se një gjë të tillë nuk do e bëjë.

E ftoj Bashën të bëj padi për montazh. Lulzim Basha paska thënë se fajin për takimin e tij tinëzisht me Taulant Ballën e ka Sali Berisha.

Prisni video në vijim për të kuptuar çdo gënjeshtër të tij, nëse tenton të gënjej për vendin e takimit, gjë që në reagimin e tij nuk pati guxim ta bënte.

Por paska thënë që është montazh. E ftoj Bashën të na bëjë padi në prokurori për montazh të videos. Por të jeni të sigurtë që nuk e bën dot, nuk fshihet dot aty’, shkruan Peka.