VIDEO/ '57 tendera pa garë', reagon PD: Bashkia e Korçës është trajtuar si pronë private

Partia Demokratike në Korçë reagoi pas një raporti të KLSH, që thotë se bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo ka zhvilluar 57 tendera pa garë me shifrën totale 6 miliardë lekë. Devis Osmani, kreu i degës lokale të PD në Korçë tha se bashkia është trajtuar si pronë private, duke u shprehur se në 14 maj duhet të votohet për të ndalur abuzimet.