SYRI TV/ Admir Sinamati, takime me sportistët: Vëmendje për sportin

Admir Sinamati, kandidat i opozitës për Kukësin, takoi figura të sportit në këtë qytet, ku premtoi më shumë vëmendje për sporte si volejbolli, mundja apo sporte të tjera. Ndërkohë, gjatë një takimi me banorë të Arrnit, Sinamati tha se zona ka potencial, por mungojnë investimet

SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, zhvilloi takime me figura të sportit në këtë qytet, ku premtoi më shumë vëmendje për sportet individuale apo sporte të traditës si volejbolli, mundja, etj.

Gjatë një takim me banorët e zonës së thellë të Arrnit, Admir Sinamati deklaroi se zona ka resurse, por për shkak të mungesës së investimeve, ajo nuk ka zhvillim.

Banorët e Arrnit parashtruan problemet e tyre dhe dhanë mbështetje maksimale për kandidaturën e Admir Sinamatit në zgjedhjet e 14 Majit.