", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/11/auto_Screenshot_51683799483.jpg", "width": 900, "height": 580 } }

Eurodeputeti bullgar: Vuçiç diktator!

Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambazki gjatë fjalimit të tij në seancën e Parlamentit Europian tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është një diktator me aleanca të dyshimta.

Ndër të tjera ai u shpreh se Serbia nën drejtimin e Vuçiçit është pasardhëse e Jugosllavisë së Titos dhe Sllobodan Millosheviçit.

“Serbia e Vuçiçit nuk është gjë tjetër veçse një shtet pasardhës i Jugosllavisë së Titos dhe Millosheviçit dhe nuk meriton asnjë njohje. Vuçiç defakto është një diktator me aleanca të dyshimta dhe ai duhet të mbahet përgjegjës”,tha eurodeputeti bullgar.