Vasili: Edi Rama nuk fiton kurrë pa zhapikër të shitur si Basha me shokë!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të pamjeve për takimin e pazareve mes Bashës dhe Ballës.

Vasili shprehet i revoltuar kur shkruan, “Edhe kanë surrat këta palaço e duan të votohen”.

“Edi Rama është i vdekur dhe nuk fiton kurrë pa zhapikër të shitur si Basha me shokë!”, shkruan në një postim në facebook deputeti I PL.

Mesazhi:

Çfarë qelbësirash!

Edhe kanë surrat këta palaço e duan të votohen.

Edi Rama është i vdekur dhe nuk fiton kurrë pa zhapikër të shitur si Basha me shokë!

Duhen shporrur një herë e mirë këta këllira në 14 maj që të shpëtojë Shqipëria nga kanceri Rama!