Juventus sfidon eksperten e Europa League, Roma pret gjermanët e Bayer Leverkusen

Emocionet e Championsit i lënë vendin Europa League pasi mbrëmjen e sotme ka dy ndeshje mjaft interesante për gjysmëfinalet e këtij turneu.

Roma do të presë në shtëpi Bayer Leverkusenin për të provuar të bëjë më të mirën drejt finales. Skuadra e Mourinho ka humbur terren shumë në kampionat dhe me mungesa të shumta, duhet të sfidojë Xavi Alonson që kërkon gjithashtu të ketë një sukses me gjermanët.

Ndeshja tjetër është ajo mes Juventusit dhe Sevilla që luhet në Torino. Bardhezinjtë mes shumë ulje-ngritjeve këtë sezon dhe problemeve me gjykatat, duhet të shpëtojnë sezonin por përballë kanë një rival aspak komod pasi Sevilla është eksperte e këtij kompeticioni.

NDESHJET:

21:00 ROMA – BAYER LEVERKUSEN

21:00 JUVENTUS – SEVILLA