Berisha përshëndet kandidatët e opozitës në qarkun e Korçës: Fitues!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka dërguar një përshëndetje sot, kandidatëve të koalicionit "Bashkë fitojmë" në qarkun e Korçës, të cilët i prezantoi së fundmi, duke i konsideruar fitues. 

"Momente nga takimi elektoral në Korçë dhe një përshëndetje të përzemërt për kandidatët fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”,shkroi Berisha krahas fotove me kandidatët:
znj. Ledina Alolli për Bashkinë Korçë; z. Pandi Jani për Bashkinë Pustec; z. Elvis Hajdërlli për Bashkinë Devoll dhe z. Alfred Gega për Bashkinë Maliq."