Shënohen dy gola të shpejtë, Interi shtang Milanin

Në orën 21:00 ka startuar Euroderbi italian, Milan-Inter.

Në minutën e 8’ të takimit është zhbllokuar dhe rezultati me një gol të realizuar nga Dzeko.

Hakan Calhanoglu jep një krosim nga këndi për Edin Dzekon i cili nga goditja e tij e saktë nga afërsia shkon drejt e në këndin e sipërm të portës.

Pas dy minutave, realizohet dhe goli i dytë nga Interi, duke shtangur kështu Milanin.

Në minutën e 11, pas një asisti nga Dimarcos, Mkhitaryan nuk fal duke realizuar një supergol.