Tirana kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë, eliminohet Teuta

Tirana është kualifikuar për herë të 27 në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar Teutën në gjysmëfinalet e turneut.

Fitorja 3-0 në sfidën e parë ia bëri më të thjeshtë skuadrës së Shehit kualifikimin, pasi ajo administroi mirë rezultatin, duke e mbyllur sfidën e kthimit 0-0.

Në këtë mënyrë, të besuarit e trajnerit Orges Shehi vijojnë garën për të dy trofetë sezonal teksa në finale i pret Egnatia me rrogozhinasit që eliminuan Vllazninë.

Kujtojmë se Tirana rikthehet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas tre vitesh teksa për herë të fundit luanin ndaj Kukësit dhe e humbën me shifrat 2-1.

Bardheblutë mbeten klubi më i titulluar në Kupë me 16 trofe dhe më datë 1 qershor do të kërkojnë trofeun numër 17 teksa Egnatia e luan për herë të parë në histori një finale të Kupës.