FOTOLAJM/ Rama miting në Lushnje me autobusë nga Fieri, Berati, Patosi dhe Roskoveci

Katër ditë larg zgjedhjeve vendore të 14 Majit dhe Edi Rama kërkon të bindë shqiptarët se ka mbështetës. 

Dhe si e bën këtë? 

Importon njerëz nga qytetet e ndryshme dhe i bredh nga njëri takim në tjetrin, për të treguar sheshet e mbushura.

Edhe në mitingun e Lushjes, Rama ka marrë njerëz me autobusë nga Fieri, Berati, Patosi dhe Roskoveci.  

Syri.net sjell fotot e autobusëve që transportojnë mbështetësit e importuar të Edi Ramës.  

Ditët e fundit kryeministri ka qenë mjaft i irrituar gjatë fjalimeve që ka mbajtur para socialistëve, ndërsa ka lëshuar lumenj me akuza dhe fyerje ndaj liderve të opozitës dhe kandidatëve të saj.

Një nga arsyet e daljes së kryeministrit jashtë kontrollit është pikërisht braktisja nga qytetarët dhe takimet i zhvillon me punonjësit e administratës.