VIDEO-SYRI TV/ Bashkia i shembi murin e banesës, Artin Gjoka: Shembjet për shkaqe politke

Qytetari Artin Gjoka nga Lezha kallëzoi në polici punonjësit e bashkisë së drejtuar nga Pjerin Ndreu, pasi sipas tij i kanë prishur murin rrethues të banesës për shkak të bindjeve të tij politike.

Nga SYRI TV

Artin Gjoka nga fshati Baqel i Njësisë Administrative Blinisht ka kallëzuar në Policinë e Lezhës punonjësit e Bashkisë dhe punonjësit e IKMT për prishjen e rrethit të banesës dhe tokës së tij.

Sipas qytetarit, arsyet e shembjes së murit rrethues të banesës së tij, janë politike.

Ai kërkon nga kryebashkiaku i Lezhës që të heqë dorë nga shantazhet, se nuk mund ta fitojë bashkinë duke prekur pronat banorë që i kanë ndërtuar me djersë.