VIDEO-SYRI TV/ Beleri vijon takimet në Himarë: Do të shembet porta e Kakomesë
Kandidati i opozitës për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri ka vijuar takimet me banorë të zonës. Ai ka premtuar se do të punojë jo vetëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe nxitjen e turizmit, por do të shembet edhe porta e Kakomesë, e cila i pengon që të shkojnë në bregdet. Ndërsa Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vagjel Dule, ka thënë se tashmë kjo bashki i përket këtij koalicioni dhe se Rama e ka kuptuar.
Nga SYRI TV
Në ditët e fundit të fushatës elektorale, kandidati për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, është ndalur në fshatin Nivicë, i shoqëruar nga kreu i PBDNJ-sw, Vangjel Dule, Beleri ka shpalosur programin e zhvillimit të zonës.
Ai ka thënë se do të mbështetet biznesi vogël, teksa ka premtuar, se nëse zgjidhet kryetar bashkie, porta e Kakomesë që nuk i lejon banorët të shkojnë drejt bregdetit do të shembet.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, në fjalën e tij e ka vendosur theksin tek braktisja masive që po përjetojnë këto fshatra, teksa i ka kërkuar banorëve të ndëshkojnë me votë atë i cili po i detyron të largohen.
Dule ka edhe një përgjigje për deklaratat fyese të kryeministrit Rama, duke i quajtur ato si shprehje frike për rezultatin në Himarë, të cilin kryeministri tashmë e ka parashikuar se si do të dali.