VIDEO-SYRI TV/ PD denoncon presionet e PS ndaj votuesve, në Kurbin po paguhen lekë

Para në këmbim të votave, shantazh për heqje të ndihmës ekonomike në rast se nuk votojnë Partinë Socialiste. Denoncimi është bërë nga Islam Ismaili, përfaqësuesi ligjor i PD së Kurbinit i cili shton se të gjitha këto krime zgjedhore janë denoncuar nga kjo forcë politike dhe i kërkojnë policisë që të reagojë dhe të marrë masa për ndalimin e tyre

SYRI TV

Teksa na ndaj dhe vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 14 majit, në Kurbin po shpërndahen para nga individë të Partisë Socialiste për të blerë votat.

Denoncimi është bërë nga Islam Ismaili, përfaqësuesi ligjor i PD së Kurbinit, i cili sqaron me detaje se si në fshatra dhe zona të Kurbinit po ndërhyet për të blere vota në favor të maxhorancës.

Madje me prova konkrete perfaqësusi i PD shton se janë shantazhuar edhe persona që marrin KEMP se nëse nuk votojnë PS-së do tu hiqet ndihma.

Ismaili i ka bërë thirrje policisë që të ndërhyje në këto situata dhe të vendos para drejtësisë këta persona që kanë kryer krim zgjedhor.