SYRI TV/ Përplasje në fushatë elektorale në Memaliaj, administratori kërcënon përkrahësit e opozitës
Në fshatin Buz të Memaliajt është regjistruar një incident elektoral. Administratori i kësaj njësia ka kërcënuar dy simpatizantë të opozitës gjatë takimeve elektorale. Fatjon Isufi, administratori Buzit edhe pas kërcënimit i ka denoncuar në polici dhe dy simpatizantët e Partisë së Lirisë janë shoqëruar për disa orë ne polici. Për këtë përplasje ka reaguar edhe koalicioni bashkë Fitojmë duke akuzuar si nxitës deputetit Lerat Duraj.
SYRI TV
Administratori i Buzit në Memaliaj kërcënon dy persona të opozitës gjatë një takimi elektoral. Pasditen e së martës në Njësinë Administrative Buz kandidati i PS, Gjolek Guci ishte në takim me disa banorë.
Ndërkaq pas pak mbërriti edhe kandidati i Koalicionit "Bashkë Fitojmë", Albert Malaj. Momentin që vjen ky i fundit, mblidhen njerëzit e fshatit tek ai duke brohoritur "Berti, Berti". Në makinat që shoqëronin kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" ishin të dukshme posterat e fotos së kandidatit të opozitës.
Në këtë moment njëri prej simpatizantëve të pranishëm dëgjon administratorin e Njësisë Administrative Buz, Fatjon Isufin teksa i drejtohet dikujt duke i thënë që merri shënim targat e këtyre mjeteve se do të merrem unë me këta që policia t'ua bllokojë.
Në këtë moment hidhet Yzeir Malkaj dhe Klodian Zaçe nga Partia e Lirisë dhe i drejtohet Isufit që mos bëj veprime të tilla arbitrare ashtu sikurse u bën presion të varfërve që të japin votën për Gjolek Gucin e PS-së në të kundërt do t'u presësh ndihmën ekonomike.
Pas këtij debati policia shoqëron Malkajn dhe Zaçen me arsyetimin se administratori i Buzit kishte bërë denoncim se ata e kishin kërcënuar.
Të dy simpatizantët e opozitës janë marrë në pyetje teksa para policisë u mblodhën përkrahës te koalicionit bashkë fitojmë duke kërkuar lirimin e dy të shoqëruarve.
Madje situata është tensionuar edhe më shumë pasi simpatizantët kanë kërkuar të japin dëshmi kundër administratorit, që sipas tyre i kërcënon nëse nuk votojnë kandidatin e PS. Më pas Malkaj dhe Zace janë lënë të lirë.
Ndërkohë që policia në një njoftim për shtyp bën me dije për kallëzimin e administratorit të Buzit, sikur ky i fundit është kanosur nga dy të shoqëruarit që të mos merrte pjese ne zgjedhje.
Për këtë çështje ka reaguar edhe koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" në Memaliaj duke dënuar këtë akt të mazhorancës socialiste dhe akuzuar administratorin, deputetin Leart Duraj si dhe përfshirjen e policisë në këtë ngjarje.
Kandidati i opozitës Albert Malaj ka denoncuar shefit e Stacionit Policor të Memaliajt, Altin Zeqirin, pasi ky i fundit ka lejuar qarkullimin lirshëm e xhipit me targa false.