SYRI TV/ Denoncimi i Leonard Rakipaj për blerje votash: Socialistët tentuan blerjen e votave në Koçul
Kandidati i opozitës për Bashkinë Selenicë, Leonard Rakipaj ka denoncuar së kandidati socialist ka tentuar të blejë vota në fshatin Koçul. Rakipaj tha se socialistët kanë nisur fushatën e blerjes së votave pasi janë të frikësuar për humbjen në 14 maj. Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë të marrin masa për këtë rast.
SYRI TV
Kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë për Selenicën Leonard Rakipaj ka denoncuar sot një rast flagrant të konstatuar një natë më parë në fshatin Koçul, ku persona të kandidatit socialist tentuan të blinin vota.
Rakipaj u bën thirrje organeve kompetente të marrin masa për këtë krim elektoral si dhe i siguron banorët se asnjë shantazh, asnjë tentativë shit-blerje vote nuk duhet ti stepë nga e drejta e tyre legjitime e të zgjedhurit me votë.
Rakipaj i bën thirrje gjithashtu edhe deputetit të zonës Sinaj, të tërhiqet nga blerja e votave, pasi Labëria, Lumi i Vlorës dhe Selenica nuk tundohen as nga paraja e vjedhur e as nga pakot me ushqime.