EMRI/ SPAK ushtron kontroll në një banesë në Berat. Burime: Pronari ka ikur në Sarandë për fushatë me Klosin…

SPAK ka mësyrë sot në një banesë në Berat, ku ka ushtruar kontrolle.

Media ka zbuluar se kontrolli, me vendim gjykate, është ushtruar në banesën e Gramoz Totos, pas dyshimeve se në banesën e tij kishte armë.

Në këtë aksion kanë qenë të pranishëm dhe hetuesit e BKH.

Gjatë kontrollit janë gjetur 3 armë decorative.

Ndërkohë, Toto ka dhënë sqarimet e tij. Ky i fundit, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, është subjekt i OFL-së.

Ndërkohë që burime te sigurta për Syri tv bëjnë më dije se Toto është në Sarandë dhe i angazhuar në fushatën e Rilindjes nga Blendi Klosi.