Vdes tragjikisht ish-banorja e 'Big Brother Itali'

Ish-banorja e Big Brother në Itali, Monica Sirianni, ka humbur jetën papritur.

Ylli 37-vjeçar ishte në një lokal nate me miqtë e saj në Sauveria Mannelli kur u sëmur dhe u rrëzua në tokë.

Mjekët shkuan në vendngjarje dhe u përpoqën ta mbanin në jetë, por Monica Sirianni nuk mbijetoi dot.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe u shpall e vdekur.

37-vjeçarja ka qenë pjesë e Big Brother Vip në Itali, por u përjashtua nga spektali pas rreth një muaj pjesë e shtëpisë.

Pas kësaj ajo u largua nga karriera televizive.