‘Ka informacione se fsheh….’/ SPAK mësyn në një banesë në Berat. Zbulohet pronari
SPAK ka ushtruar kontroll sot në një banesë në Berat, ku ka ushtruar kontrolle me vendim të gjykatës.
Sipas burimeve për mediat, kontrolli është ushtruar në banesën e Gramoz Totos, pas dyshimeve se në banesën e tij kishte arsenal armësh.
Në këtë aksion kanë qenë të pranishëm dhe hetuesit e BKH.
Gjatë kontrollit janë gjetur 3 armë dekorative. Ndërkohë, Toto ka dhënë sqarimet e tij. Ky i fundit, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, është subjekt i OFL-së.