FOTO/ Ja si Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor të Kosovës nxorri nga humnera dy turistet që humbën jetën në Valbonë
Një ditë më parë u njoftua se në zonën e Qafës së Valbonës dy turiste të huaja kishin humbur jeten si pasojë e rëniës në një humnerë.
Autoritet policore shqiptare duke e pasur të pamundur ndërhyrjen në zonë pas kishte rrezikshmëri të madhe, i kanë bërë thirrje për ndihmë, Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.
Mënjëhere ka patur një angazhim maksimal të këtij sherbimi duke u nisur për në vend ngjarje. Ata kanë bërë të mundur identifikimin e zonës dhe nxjerrjen perj humnerës ku kishin humbur jeten të dy turisteve.
NJOFTIM
ShKShMK me datën 09.05.2023 pranon një thirrje për ndihmë nga Policia Shqiptare.
Sipas informatave bëhej fjalë pë një aksident malor në zonën e Valbonës, vendin e quajtur "qafa e Valbonës".
Moti i keq e kishte pamundësuar kryerjen e operacionit nga ajri, andaj duhej filluar një operacion tokësor.
Fillimisht nuk kishim informata të sakta rreth numrit të personave të involvuar në aksident. Me një kordinim të shpejtë anëtarët tanë nga të gjitha stacionet e ShKShMK-së mobilizohen shumë shpejtë dhe nisen për operacion në vendin e lartë cekur.
Sipas informatave të mbledhura mësohet vendi i të aksidentuarve, ku dhe na dërgohen vendodhja me kordinata nga Policia Shqiptare e cila vetëm se ndodhej në vendin e ngjarjes, mirëpo për shkak të terrenit të vështirë dhe të rrezikshëm duhej organizuar një operacion i organizuar mirë duke pasur shumë kujdes në elementet e sigurisë.
Dy vajza turiste shtetase të huaja të cilat ishin duke e kaluar shtegun veror Theth-Valbonë kishin rrëshqitur në borë, (segmenti më i pjerrët,dhe vend i shumë aksidenteve) duke rënë në humnerë ku edhe rënia kishte pasoja fatle e cila qoi deri në vdekje.
Fatmirësisht edhe dy persona të tjerë e kishin menaxhuar situatën dhe kishin shpëtuar vetëm me lëndime.
Nga autoritet shtetërore ishte raportuar për një aksident në të njejtin vend vetëm një ditë përpara me datën 08.05.2023, ku një turiste ishte ngujuar në humnerë dhe fatmirësisht ishte arritur shpëtimi i saj me Helikopter duke e tërhequr nga rreziku.
Operacioni aktiv ka zgjatur rreth 4 orë e 30 min, në relacionin fshati Ragam - Qafa e Valbonës dhe anasjelltas.
Operacioni ka filluar në orën 16:00 në pasditen e datës 09.05.2023 dhe ka përfunduar në orën 03:00 të datës 10.05.2023.
Në operacion kanë marrë pjesë forcat Policore nga Bajram Curri, banorët lokale dhe vullnetarë të tjerë.
I falenderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në operacion, i përgëzojmë për shërbimin vetmohues dhe shpirtin human.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
Vëmendje
Apelojmë tek bjeshkatarët dhe turistët e huaj ta evitojnë kalimin e shtegut Valbonë-Theth nga shtegu veror, pasiqë ky shteg për momentin është i mbyllur dhe shumë i rrezikshëm andaj luteni ta kontaktoni ndonjë udhëheqës malor dhe të kordinoheni për shtegun dhe kalimin e sigurt.
Duhet të keni kujdes të shtuar edhe në disa kalime apo ngjitje të tjera ku akoma malet janë të mbuluara me borë dhe gjithsesi ju nevojiten pajisjet teknike.
Gjithashtu bëjmë thirrje për autoritet e shtetit Shqiptar ,duhet të vendosen shenja paralajmëruese rreziku, apo shtegut të mbyllur përgjatë shtegut në fjalë!
Shpresojmë që mos të kemi aksidente të tilla.