VIDEO/ Spikeri gjerman, turqve: Referendumi! Ju q... vendin tuaj, për inatin tonë

Referendumi i zhvilluar në Turqi, duke i dhënë fuqi të pakufizuar Rexhep Taip Erdoganit, përveç se ka sjellë reagimet e politikës, ka sjellë edhe reagime nga ana e medieve.

Kështu një prezantues gjerman nuk ka mundur ta përmbajë veten duke u shprehur se turqit po e shkatërrojnë vendin e tyre për inat të BE-së.

Spikeri gjerman  iu është drejtuar turqve që jetojnë e punojnë në Gjermani: Ju i dhatë votat pro referendumit për inatin tonë, por harroni se ne jetojmë në Gjermani dhe jo në Turqi. Pra keni q.... vendin tuaj.. për inatin tonë. /SYRI.net