VIDEO - EMRI/ Kanabis në mes të pyllit, kush është 28 – vjeçari i arrestuar, shoqëruesi i kandidates së Rilindjes

Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi akuzohet për kultivim, të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Imazhi 2”   , me anë të dronit është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e një rasti tjetër i kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë mësohet se nga operacioni janë sekuestruar me anë të djegies, 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zonë pyjore, në fshatin Gallatë.

Gjithashtu është nisur procedimi penal për kryetarin e fshatit të Gallatës, për shpërdorim detyre.

“Si rezultat i kontrolleve me dron, është evidentuar dhe goditur një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike.  

Asgjësohen me anë të djegies, 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zonë pyjore, në fshatin Gallatë.         

Vihet në pranga 28-vjeçari, i dyshuar si kultivues i tyre. Ai është Arnold Bibaj dhe sipas burimeve mediatike është shoqëruesi i Majlinda Carës , kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë e Kurbinit. Ai ka qenë i pranishëm në çdo takim elektoral të Carës.

Ndërkohë nga policia është proceduar penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gallatë. Ai është Gjon Bibaj kusheri me shoqëruesin e Carës.