Luajti për Bayern dhe Borussia, por Lewandowski nuk ka dyshim se për kë bën tifo në luftën për titull në Bundesliga

Sulmuesi polak Robert Lewandowski në një intervistë për revistën gjermane “Ran.de” ka komentuar garën për titullin kampion gjerman, duke thënë se dëshirat e tij do të jenë gjithmonë për suksesin e Bayernit.

Lewandowski ka luajtur për të dy klubet në të kaluarën, me Borussia u shfaq në skenën e madhe dhe u prezantua para publikut botëror dhe më pas u bë sulmuesi më i mirë në botë te Bayern.

Ai shënoi 344 gola në 375 ndeshje gjatë tetë sezoneve në fanellën e Bayernit. Në dy sezonet e fundit ai ishte golashënuesi më i mirë në Europë dhe fitues i Këpucës së Artë dhe FIFA e shpalli lojtarin më të mirë në botë në ato dy sezone, megjithëse nuk e fitoi kurrë Topin e Artë.

I pyetur se kush është favoriti i tij për të fituar kampionatin, polaku nuk ka pasur shumë dilemë dhe ka thënë se zemra e tij do të zgjedhë gjithmonë Bayernin.

"Nëse njëra skuadër gabon, tjetra do të fitojë kampionatin. Mendoj se Bayerni është në rrugën e duhur për të dalë kampion dhe është shumë e rëndësishme për Bundesligën që të jetë e pasigurt, por pavarësisht, mendoj se Bayerni ka një shans më të madh. Kam dëgjuar që njerëzit thonë se do të ishte më mirë nëse Borussia fitonte kampionatin, por unë jam gjithmonë për Bayernin dhe shpresoj që ata të fitojnë”, tha Lewandowski dhe vazhdoi:

"Kam kaluar tetë vjet në atë klub dhe jam mirënjohës për gjithçka që kam kaluar me atë ekip. Ne fituam shumë trofe dhe nuk do ta harroj kurrë këtë."

Bayern aktualisht është lider i Bundesligës me 65 pikë, një më shumë se Borussia Dortmund, e cila është në vendin e dytë. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe tre raunde.