SYRI TV/ Sinamati: Të rrëzojmë klikën sunduese, fshatrat në harresë, s’ka investime
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Kukësin, Admir Sinamati zhvilloi takime me banorët e fshatrave Lusnë dhe Kolesian. Ai i ka premtuar këtyre komuniteteve investime të vazhdueshme, pasi deri më tani janë lënë nën harresë nga pushteti aktual.
Syri tv
Këto zgjedhje nuk janë thjesht proces politik, por kanë të bëjnë me rrëzimine një klike sunduese, kështu u shpreh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, gjatë një takimi me banorët e Lusnës. Sinamati, premtoi investime në arsim, infrastrukturë e turizëm.
Më tej Sinamati ka takuar edhe banorët e Kolesianit, të cilët u shprehën se fshati është lënë në harresë.
Admir Sinamati i ka premtuar banorëve se pas 14 majit, Bashkia Kukës do të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve.