Konfirmohet: Ibrahimovic i jep fund karrierës

Mediat britanike po raportojnë se sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se karriera e tij me “Djajtë e Kuq” ka marr fund.

Sipas burimeve të tabloidit britanik “Daily Mirror” suedezi në moshën 35-vjeçare do të mbyllë karierrën me United dhe pas shërimit pritet të luajë në Amerikë për skuadrën e La Galaxy, shkruan “Goal.com”, transmeton SYRI.net.

Kujtojmë që në përballjen kundër Anderlechtit, Ibrahimovic dëmtoi gjurin e tij të djathtë dhe për një kohë të gjatë pritet të qëndrojë larg fushave të blerta. / SYRI.net /