Kim Kardashian e dëshpëruar për të gjetur një partner

Në ndeshjet e Lakers është një dukuri e zakonshme të shohësh një mori personazhesh të famshëm mes tyre edhe Kim Kardashian, e cila nuk është se i ka dhe shumë qejf sportet dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat.

Kim u pa me nënën e saj Kris Jenner dhe gjithashtu me një mikeshë, duke u shfaqur një pamje sportive me një palë pantallona dhe një bluzë të ngushtë që i ekspozonte një pjesë të barkut.

Kim e bëri shumë të qartë se për cilin skuadër bënte tifo, me një story në Instagram ku postoi një foto të ish-të dashurit të motrës së saj Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Reagimet në rrjetet e saj sociale kanë qenë të shpejta, me ndjekësit që kanë vënë në dyshim praninë e Kim-it, me komente si “ajo është në kërkim të një mashkulli të ri. Kim nuk i pëlqen sportet”, apo “e dëshpëruar”.

Fansat komentuan se Kim është pa partner që nga viti i kaluar, kur u nda nga Pete Davidson. E deri më tani, në ndeshjet e Lakers dhe evente të tjera, ajo nuk është shoqëruar nga një mashkull.