‘Armë zjarri, 10 kg kokainë dhe 20 mijë euro cash’/ Arrestohet shqiptari në Itali
Në prangat e policisë italiane ka rënë një 37-vjeçar shqiptar me precedent të mëparshëm penal, pasi është kapur me 10 kg drogë, armë dhe 20 mijë euro cash.
Sipas mediave italine, shqiptari ka qenë nën vëzhgim nga autoritete e vendit. Ai dyshohej se punonte si korrier të trafikut të drogës.
Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg kokainë, 1 armë zjarri dhe rreth 20000 euro cash.