Pas 18 vitesh, Sergio Busquets e mbyll me Barcelonën: Realiteti i ka tejkaluar ëndrrat e mia
Sergio Busquets është absolutisht një legjendë në Katalonjë. Kampioni i botësme Spanjën në vitin 2010 ka luajtur më shumë se 700 ndeshje për Barcelonën. Në këtë periudhë mesfushori veteran ka fituar 31 trofe, duke përfshirë tre herë Ligën e Kampionëve. Këtë fundjavë me shumë gjasa do t'i shtojë edhe La Ligan atij numri mbresëlënës.
The guy who changed the definition of being a CDM!
— Brooskeee?? (@ImBrooskeee) May 10, 2023
His elegance on the pitch had a significant impact in making us the greatest club in the world.
Gracias Sergio Busquets?❤️ pic.twitter.com/4hcK2ykOtK
Më herët në Spanja dolën zëra për një largim të mundshëm të mesfushorit spanjoll. Dhe këtë zëra i ka konfirmuar vetë lojtari, i cili do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit kur i skadon kontrata aktuale.
Busquets ka postuar një video mesazh në llogarinë e tij në Instagram, të cilin e ka shpërndarë edhe Barça.
“Përshëndetje Culers. Ka ardhur koha të njoftoj se ky do të jetë sezoni im i fundit në Barcelonë. Ka qenë një udhëtim i paharrueshëm. Që fëmijë vija në stadium apo i shikoja në televizor. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj me këtë fanellë në këtë stadium. Dhe realiteti i ka tejkaluar ëndrrat e mia.
Nuk do t'ju besoja nëse do të më thoshit kur erdha si lojtar i ri që do të luaja 15 sezone në klubin më të mirë në botë. Klubi i jetës sime, i cili kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë tifoz, anëtar, lojtar, kapiten. Dhe kalon 700 ndeshje.
Ka qenë një nder, një ëndërr, një burim krenarie dhe do të thoshte gjithçka për të mbrojtur dhe përfaqësuar këtë simbol për kaq shumë vite, por gjithçka ka një fillim dhe një fund, dhe megjithëse nuk ka qenë një vendim i lehtë, mendoj se ka ardhur koha,” është shprehur Busquets.
Yo vi jugar a Sergio Busquets. https://t.co/meNclPPNip
— alejandro_rosster (@alejandrorosst1) May 10, 2023