‘Të përlotur’/ Fisnik Qosja poston VIDEO-n emocionuese: Ja standardi mizerabël që kanë trajtuar Kavajën

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka postuar një nga momentet më emocionuese të fushatës së tij.

Në vidoen e publikuar në Facebook, janë emrat më të mëdhenj të futbollit kavajas të cilët përloten nga braktisja që i ka bërë bashkia stadiumit dhe brezave të rinj të sportistëve.

‘Ilustrimi më kuptimplotë mbi standardin mizerabël me të cilin është trajtuar imazhi dhe identiteti i Kavajës në këtë katër vjeçar’, shkruan Qosja.

Postimi i plotë:

Ndoshta momenti më emocionues i kësaj fushate?

Ju ftoj ta ndiqni miq!

Por edhe ilustrimi më kuptimplotë mbi standardin mizerabël me të cilin është trajtuar imazhi dhe identiteti i Kavajës në këtë katër vjeçar!

#14MajDitaeNdryshimit

#Voto1️⃣✅