‘Parku i Spitallës’/ Hysaj: Durrësi 3D i Sakos përballë realitetit të betonit!

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë PD, Jola Hysaj ka nxjerrë zbuluar kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sakon për projektet e saj imagjinare 3D gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit. 

Në postimin e saj në Facebook, Hysaj i është përgjigjur me foto nga realiteti projektit 3D të Sakos për të transformuar zonën e Spitallës, pas prezantimit të ‘Parkut Urban’.

‘Pas suksesit të Erjon Veliajt me "Pyllin Orbital", Emiriana Sako prezanton "Parkun Urban" në Spitallë! Në Durrësin e Sakos veprat 3D po bëjnë namin, në Durrësin tonë nuk ka infrastrukturë, nuk ka gjelbërim, 2 pika shi na përmbytin, qytetarët tanë janë pa çati mbi kokë pas tërmetit, sepse veprat madhore 3D të strehimit ende nuk kanë përfunduar...’, shkruan Hysaj.

POSTIMI I PLOTE:

Durrësi 3D i Emiriana Sakos përballë realitetit të betonit!

Pasi tenderoi mijëra pemë për të gjelbëruar Durrësin, para u shpenzuan por pemët nuk janë askund, pak ditë para zgjedhjeve Sako nis shfaqjen e "Durrësit tjetër", Durrësi imagjinar i Sakos dhe Ramës që transformohet në 3D e reklama fushate.

Pas suksesit të Erjon Veliajt me "Pyllin Orbital", Emiriana Sako prezanton "Parkun Urban" në Spitallë!

Në Durrësin e Sakos veprat 3D po bëjnë namin, në Durrësin tonë nuk ka infrastrukturë, nuk ka gjelbërim, 2 pika shi na përmbytin, qytetarët tanë janë pa çati mbi kokë pas tërmetit, sepse veprat madhore 3D të strehimit ende nuk kanë përfunduar...

Unë shoh Durrësin që ka nevojë për shërbime, punësim, fshatrat janë shkretur... pastaj shoh 3D e Sakos dhe më dhimbsen paratë tona, taksat tona, koha që kemi humbur!

Me 14 maj, shikojeni Durrësin me sytë tuaj, më pas votoni! Mos u gënjeni me pyjet e krimit 3D!