'Keni ndryshuar jetën time', Luizi falënderon mbështetësit e tij dhe ka një premtim për ta

Luiz Ejlli është fituesi i “BBV2”. Teksa për 4.5 muaj u kthye në një fenomen, ai nuk e imagjinonte famën që kishte marrë duke e parë vetëm pas daljes nga shtëpia.

Ditën e djeshme ai ka reaguar për herë të parë përmes një videoje në “Instagram” ku falënderon të gjithë mbështetësit e tij, duke ju premtuar se tanimë do të jetë pranë tyre me projekte muzikore.

“Nuk e di çfarë keni parë tek unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës gjithë jetën. Ju keni ndryshuar jetën time. Uroja t’ua shpërblej në vazhdim me ato që do të bëj, me karrierën time, jetën time…” ka thënë mes të tjerash Luizi.