Aksidentohen rëndë dy autobusë të Bashkisë së Tiranës, disa të plagosur

Nuk ndalen aksidentet e autobusëve urbanë të Bashkisë së Tiranës.

Raportohet se një aksident ka ndodhur në Sauk, ku një mjet është përplasur me një autobus të linjës urbane.

Në aksident është përfshirë edhe një autobus tjetër urban.

Paraprakisht raportohet për disa persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.