Këto janë 10 shtetet që kaluan në finalen e madhe të 'Eurovision 2023'

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e “Eurovision 2023”.

15 shtete kanë performuar në skenën gjigante të organizuar në Liverpool, ku vetëm 10 prej tyre kaluan në finalen e madhe të së shtunës.

Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia,-janë shtetet kaluese.

Përfaqësuesit e Shqipërisë, Albina dhe familja Kelmendi do të interpretojnë në gjysmëfinalen e dytë e cila do të mbahet më 11 maj, pra të enjten, ndërsa është e 14-ta në radhë nga lista e interpretuesve.

Përveç, saj, në gjysmëfinalen e dytë do të përformojnë edhe shtete të tjera si Danimarka, Armenia, Rumania, Estonia, Belgjika, Çipro, Islanda, Greqia, Polonia, Sllovenia, Gjeorgjia, San Marino, Austria, Lituania dhe Australia.