Meta, optimist për kandidaten e Korçës: Besimplotë që do kurorëzohet kreybashkiake!
Pak ditë para zgjedhjeve lokale, kreu i Partisë së Lirisë është shprehur optimist për Bashkinë e Korçës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka falënderuar qytetarët e Korçës të cilët kanë mbështetur kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli.
Postimi i plotë i Metës:
Mirënjohje mijëra qytetarëve të Korçës që sfiduan shiun dhe të ftohtin për të shprehur mbështetjen më entuziaste për Ndryshimin dhe Ledina Alollin si Kryebashkiake e ardhshme.
Programi i saj për uljen e taksave, mbështetjen e veçantë të bujqësisë e turizmit, termoizolimin e të gjitha banesave si edhe programet për nxitjen e punësimit për të rinjtë do të ulin kostot e jetesës.
Besimplotë se të rinjtë e Korçës nuk do të ndalen asnjë minutë këto tre ditë për të kurorëzuar pedagogen e tyre të dashur si Kryebashkiake të Korçës.
I bindur se edhe çdo grua dhe nënë korçare do të mbështesin Ledinën në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet si kurrë më parë dhe të kenë një Bashki që punon për forcimin e familjes dhe fuqizimin e grave dhe vajzave.
Bashkë Fitojmë!