Presidenti i La Ligës befason të gjithë: Ja lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave.

Tebas me deklaratën e tij ka befasuar të gjithë pasi është fans i Real Madridit por e ka pranuar që sulmuesi argjentinas është një hap larg të tjerëve, transmeton SYRI.net.

"Në bazë të lojës së djeshme unë do të thosha se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe unë e kam parë atë duke luajtur më mirë", ka deklaruar Tebas.

Kujtojmë që dy ditë më parë Messi ishte heroi i “El Classicos” pasi shënoi golin e fitores në minutën e fundit.