Peshkarexha iu godit nga trageti, shpëtohen 3 peshkatarët e mbetur në det të hapur

Pas alarmit për ndihmë të dhënë, në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur shpëtimi i tre peshkatarëve mjeti i të cilëve u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit.

Ora neps ka sjellë pamjet nga porti i Durrësit dhe raporton se peshkatarët e mbetur në det të hapur: Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed... një shtetas egjiptian janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.