SYRI TV/ Heqja e posterit të Sharkës në Lushnjë, PD: Provokim nga PS
Përfaqësuesit e mazhorancës socialiste vijojnë të përdorin mënyra të jashtëligjshme që të heqin posterat e kandidatëve të koalicionit “Bashkë fitojmë”. Këtë të martë, përfaqësuesi i PD në degën e Lushnjës ka denoncuar drejtuesin e Policisë Bashkiake të Lushnjës, i cili sipas tij kërkuar heqjen e posterit të kandidatit të opozitës Eduart Sharka, duke provokuar, pasi nuk ka paraqitur asnjë shkresë ligjore.
Nga SYRI TV
Jo vetëm blerjen e votave, por përfaqësuesit e mazhorancës socialiste po përdorin mënyra të jashtëligjshme që të heqin edhe posterat për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Pas Tiranës, këtë të martë është denoncuar e njëjta situatë edhe në Lushnjë, ku përfaqësuesi i PD në Lushnjë theksoi se një prej drejtuesve të kësaj bashkie në mënyrë joligjore, ka kërkuar heqjen e posterit për kandidatin e opozitës Eduart Sharka.
Një ditë më parë, përfaqësues të opozitës në Tiranë denoncuan Policinë Bashkiake, e cila përdor 2 standarte për heqjen e posterave apo mbylljen e zyrave elektorale.
Në një kohë që billborderat e PS nuk janë hequr pavarësisht urdhrit të KQZ, policia bashkiake kërkoi të hënën që të mbyllen zyrat e degëve 2 dhe 5 të PD në kryeqytet, e cila është hapur 13 muaj më parë.