Gazetari tregon të vërtetën e sondazheve: I fiton ai që paguan paratë!

Gazetari Artan Hoxha në një shënim në Facebook, tregon të vërtetën e sondazheve që po nxjerrin mediat e Veliajt.

Ky konstatim i Hoxhës, vjen nga përvoja që ai ka në media, dhe nga dijenija e tij, se si bëhen e prodhohen të tilla sondazhe.

Ai thotë se sondazhin e fiton ai që paguan paratë. Ndaj, thotë Hoxha, ai nuk merr pjesë në emisionet e debatet që bëhen mbi këtë temë.

Si shembull, ka sjellë matësit që ka prodhuar Karlo Bolino.
 
Statusi i plotë:
Nëse e keni vënë re këtë muaj, ekranet e televizioneve kanë qënë të përmbytura nga sondazhet për zgjedhjet lokale… Në fakt kam refuzuar çdo ftesë të kolegeve, që të flas në emisionet tyre në lidhje me sondazhet elektorale. Nuk i besoj kurrë sondazhet, sidomos ato që publikohen para zgjedhjeve. 

Duke punuar në media për nje kohë të gjatë, e di fare mirë si funksionon skema. Sondazhin e fiton ajo force politike, e cila ka paguar paratë për televizionin që publikon sondazhin dhe pajton gjoja një kompani të huaj për të kryer sondazhin. Pra është shumë e thjeshtë, 
“sondazhin e fiton ai që paguan parate”… 

Sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë, sepse në fakt ky lloj sondazhi është afër të vërtetës…